Derbi i Kryeqytetit në Kupën e Italisë blindon “Olimpicon”, një mijë agjentë zbresin në terren
Do të jetë një Olimpico i blinduar ai që do të presë tifozët e Lazios dhe Romës për derbin e çerekfinaleve të Kupës së Italisë, në program këtë të mërkurë në orën 18:00 dhe që do të transmetohet drejtpërdrejt në SuperSport 3.
Stadiumi do të jetë i tejmbushur dhe fluksi i madh i spektatorëëve sjell edhe rrezikun e incidenteve të rendit publik, dhe për të do ketë njëmijë agjentë policie më shumë se sa në një garë normale kampionati. Personeli i forcave të rendit do rreshtohet në brendësi të impiantit por sidomos jashtë tij me një vëmendje të shtuar në zonat ku mblidhen tradicionalisht tifozët.
Që nga ora 14:00 do të ndalohet qarkullimi i makinave në zonat përreth stadiumit ndërkohë që edhe dy tifozeritë do të jenë të ndara që në zonat e parkimit.Vëmendje maksimale edhe në lidhje me flamujt apo banderolat që do të futen në stadium.
Në veçanti këtë herë, duke parë ndjeshmërinë që ka shkaktuar konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, do të analizohen me kujdes dhe banderolat që tifozët do të fusin në stadium për t’u siguruar që të mos përbajnë mesazhe të urrejtjes racore apo të antizemitizmit.