
Qytetarët në protestë: Lirinë që na e sollën, e kërkojmë sot për ta
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e organizuar pas aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në mesin e pankartave të bartura nga protestuesit ishte edhe mesazhi: “Lirinë që na e sollën, e kërkojmë sot për ta”.
Protesta vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin me gjithsej 81 vjet burgim. /KK

