“Inter është më i fortë, ekspert, por ne te Juventus…”

“Inter është më i fortë, ekspert, por ne te Juventus…”

Juventus fitoi në minutat shtesë ndeshjen ndaj Salernitanës në transfertë falë një goli të Dusan Vlahovic.

Bardhezinjtë ia dolën të ruajnë hapin e Interit dhe në pjesën e dytë të sezonit, “Zonja

e Vjetër” do të tentojë edhe parakalimin e zikaltërve. Kapiteni Danilo theksoi se Inter në këtë moment mund të jetë më i fortë, por theksoi se shokët e tij do të tentojnë deri në fund për t’i mposhtur.

“Në këtë moment ne mendojmë vetëm për veten tonë, Inter është më i fortë, ekspert. Por ne te Juventus kemi rrugëtimin tonë, ambiciet tona dhe ëndrrat tona. Duam të ecim para duke nisur që nga ndeshja ndaj Frosinones në Kupë. Po tentojmë të rindërtojmë mentalitetin fitues të Juventusit dhe të nisim një cikël të ri.

Kemi edhe shumë rrugë përpara. Kemi në organikë djem të rinj, të talentuar dhe shumë punëtorë që janë të gatshëm dhe japin gjithçka jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje.

Nga Rugani te Nicolussi Caviglia, janë të gjithë pozitivë edhe pse luajnë më pak se të tjerët. Dhe grupi ka qenë gjithnjë forca e Juventusit”, u shpreh Danilo.

Share This