Buci: Ganiun e vrau ndërgjegjja e vet kur e pa veten në aso gjendje, nëse rikthehet loja më s’ka kuptim
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Ganiu gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’, ka bërë kërkesë për të dal nga ky format televiziv.
Kërkesën në fjalë e ka komentuar edhe Buci, i cili ka thënë se nëse Ganiu rikthehet në shtëpi, ”ai nuk do ta numërojë më atë si lojtar”.
“Përderisa djali ka bërë aso sjelljesh të këqija, besoj që e ka vra ndërgjegjja që e pa veten në atë gjendje. I ka bërë mirë vetes që e mori atë vendim sepse ai nisi të eskalojë. Pamarparasysh nëse rikthehet Ganiu, për mua më nuk ka kuptim loja”, ka thënë Buci.