Jose Mourinho, ja pse është special

Jose Mourinho, ja pse është special

Jose Mourinho me të gjithë imazhin e tij vazhdon të tregohet njeri Special.

Të paktën këtë gjë e ka treguar dhe në ndeshjen miqësore me Partizanin e luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare”. Madje janë gjëra që kanë tërhequr dhe vëmendjen e mediave italiane.

Mbi të gjitha ajo që ka ndodhur thuajse në fund të takimit, ndërsa dëmtohet Preka dhe Zekiç vendos që të rifusë në lojë Bilalin për të mos e lënë skuadrën me dhjetë futbollistë. Por zgjidhjen e dha Mourinho. Hoqi Aouar dhe të dyja skuadrat e kanë vazhduar lojën me dhjetë futbollistë.

“Mourinho nxjerr jashtë Aouar dhe lë Romën me dhjetë futbollistë: motivi”, shkruan “Corriere dello Sport”.

Ndërkohë të njëjtën gjë ka në titull edhe “Gazzeta dello Sport”: “Roma fiton me El Sharawin dhe Belotin. Fair-Playi Mout; kundërshtarët me dhjetë futbollistë, heq një lojtarë dhe ai”.

Por Mourinho duket se e ka patur ditën e surprizave të shtunën, sepse në pushimin e lojës ka vendosur të mos shkojë në dhomat e zhveshjes, por të bisedojë në bankinë me Kumbullën.

Për gjithçka që ndodhi në Arenën Kombëtare, apo dhe në Tiranë për rreth 12 orë, Mourinho dhe Roma mori të gjithë vëmendjen e shqiptarëve…

Share This