Futbolli gjerman në zi, shuhet legjenda Franc Bekenbauer

Futbolli gjerman në zi, shuhet legjenda Franc Bekenbauer

Ndërron jetë legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer.

Lajmi u bë i ditur të hënën pasdite, ndërsa thuhet se Franc Bekenbauer ndërroi jetë të dielën në moshën 78-vjeçare. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij kur ndërroi jetë.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franc Bekenbauer, vdiq i qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, njoftoi familja.

Tashmë Gjermania i thotë lamtumirë futbollistit më të madh të të gjitha kohërave. Ai ishte kampion bote si lojtar në 1974 dhe si trajner në 1990, si dhe kampion dhe fitues i Kupës së Evropës me FC Bayern.

Franc Bekenbauer kishte kohë që ishte tërhequr nga publiku për një kohë të gjatë. Vdekja e djalit të tij Stephan në vitin 2015 dhe thashethemet për Kupën e Botës 2006 ndikuan në shëndetin e tij, i cili u përkeqësua.

Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit e dërrmuan, duke bërë që ai të vuante shumë kohët e fundit.

Share This