Gjashtë muaj pa skuadër, mbrojtësi shqiptar firmos me klubin polak
Riza Durmisi do të nisë një eksperiencë të re në Poloni.
Pas gjashtë muajsh pa skuadër, pasi kishte ndërprerë kontratën me Lazio-n në korrik, mbrojtësi do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Poloni, te skuadra e LKS Lodz, me të cilën ka firmosur deri në fund të sezonit.
Në një deklaratë zyrtare klubi polak bën me dije se mbrojtësi me origjinë shqiptare është lojtari i tyre më i ri.
“Riza Durmisi është lojtar më i ri i ŁKS. Klubi ynë ka nënshkruar me lojtarin danez, i cili në të kaluarën ka luajtur ndër të tjera për Real Betis, Lazio dhe Broendby IF. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në fundi i këtij sezoni. Përvoja e tij e madhe do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë. Ai lindi në Kopenhage-n, filloi karrierën e tij sportive këtu dhe u transferua te Real Betis në vitin 2016. Në La Liga ai luajti më shumë se 50 ndeshje, shënoi 3 gola (dy prej të cilëve në derbin kundër FC Sevilla) dhe dha 6 asistime. Klubi tjetër i madh në karrierën e danezit ishte Lazio (10 ndeshje midis Serie A, Coppa Italia dhe Supercoppa, plus 7 ndeshje në UEFA Europa League), më pas ai luajti edhe me Nice, Salernitana, Sparta Rotterdam, Leganes dhe Tenerife. Vlen të shtohet se lojtari i ri i ŁKS ka luajtur me përfaqësuesen e Danimarkës 23 herë”, shkruan klubi polak.