Kërkon me ngulm largimin nga Bundesliga, “sirena” turke për “veteranin” italian
Kalimi te gjermanët e Union Berlin u konsiderua, si një lëvizje përfekte, për “veteranin” italian, të qendrës së mbrojtjes, Leonardo Bonucci, mirëpo, vetëm 10 prezenca në fushën e blertë, në 23 përballjet e zhvilluara të kryeqytatsve gjermanë në të gjitha kompeticionet, nuk mjaftojnë për 36-vjeçarin, kampion në fuqi të Evropës, me “Të Kaltërit” e Italisë.
Për këtë arsye, Bonucci është në kërkim të një klubi të ri dhe pas dështimit të kalimit, te Roma, tashmë italiani ka nisur kontaket me një tjetër klub, me po aq histori dhe eksperiencë, në Evropë, si “Verdhekuqtë” e Serie A, mirëpo që luajnë në një kampionat jo aq prestigjioz, sa elitarët e Italisë.
Bëhet fjalë, për “gjigantët” turq të Fenerbahce, me “Fenerët e Verdhë”, që po garojnë kokë më kokë, me rivalët e Galatasaray, për trofeun e Superligës turke dhe jo vetëm, pasi janë gjithashtu në garë, për fitimin e trofeut, të UEFA Conference League, si dhe të Kupës së Turqisë dhe afrimi i qendërmbrojtësit italian vlerësohet jo pak, kjo për shkak edhe të eksperiencës së tij.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “Fenerët” e Stambollit prej disa ditësh tashmë kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e lojtarit dhe vetë 36-vjeçarin për ta bindur këtë të fundit, të vijë në “Sukru Saracoglu Stadium” dhe tashmë na pritet veçse të presim e të shohim se çfarë zhvillimesh do të ketë në ditët në vijim.