“Këpuca e Artë”, Lautaro parakalon Haaland. Ja kush e kryeson klasifikimin aktual të ‘bomberërve’ në Evropë
Harry Kane gjithmonë në “arrati”, sa i përket renditjes së “Këpucës së Artë” për këtë sezon futbollistik.
Sulmuesi i Bayern Munich, falë 21 golave të shënuar në Bundesligë, është në krye, përpara Akor Adams, sulmuesit nigerian të Montpellier, i cili është vetëm gjysmë pike përpara Kylian Mbappe.
Ylli i PSG shënoi një “hat-trick” dje në Kupën e Francës (gola që nuk vlejnë për këtë renditje, sepse numërohen vetëm ato të shënuar në kampionat).
Lojtari i parë i Serie A, i pranishëm në renditje është Lautaro Martinez, kapiteni i Interit dhe golashënuesi më i mirë i turneut në fjalë me 16 gola. Ai që shënoi në ndeshjen e së shtunës kundër Hellas Verona e lejoi atë të kapërcente Erling Haaland dhe të konsolidonte vendin e gjashtë. Serhou Guirassy, objektivi i merkatos dimërore të Milanit, është vetëm një gol larg.
Klasifikimi
- Harry Kane (Bayern Munich) – 42 pikë (21 gola x 2, koeficienti)
- Akor Adams (Lillestrom/Monpellier) – 36.5 (15 gola x 1.5 + 7 gola x 2)
- Kylian Mbappé (PSG) – 36 pikë (18 gola x 2)
- Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) – 36 pikë (24 gola x 1.5)
- Serhou Guirassy (Shtutgart) – 34 pikë (17 gola x 2)
- Lautaro Martinez (Inter) – 32 pikë (16 gola x 2)
- Erling Haaland (Manchester City) – 28 pikë (14 gola x 2)
- Mohamed Salah (Liverpool) – 28 pikë (14 gola x 2)
- Andrej Iliç (RFS/Valerenga) – 27.5 pikë
- Santiago Gimenez (Feyenoord) – 27 pikë
- Vangelis Pavlidis (AZ) – 27 pikë
- Jude Bellingham (Real Madrid) – 26 pikë
- Alvaro Morata (Atletico Madrid) – 24 pikë
- Borja Mayoral (Getafe) – 24 pikë
- Dominik Solanke (Bournemouth) – 24 pikë
- Heung-min Son (Tottenham) – 24 pikë
- Bard Finne (Brann) – 24 pikë
Sqarim: Çdo gol i shënuar në top 5 ligat më të mira europiane ka si koeficent (shumëzohet me) 2 pikë, ndërsa në ligat e tjera vlen 1.5 pikë. /telesport/