Lakers fitojnë derbin, LeBron James kthehet lider, Clippers dorëzohen
Nuk kishte mënyrë më të mirë për të ndrëprerë serinë negative. Lakers zgjedhin derbin e Los Anxheles për t’u kthyer te fitorja në NBA.
LeBron James mori sërish rolin e liderit të munguar në ndeshjet e fundit, duke udhëhequr skuadrën e tij në suksesin 106-103 kundër Clippers.
Për “Mbretin” 25 pikë, ndërsa të rëndësishme edhe dy shifrat dopjo të Anthony Davis me 22 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë. Nga ana tjetër, asnjë prej yjeve të Clippers nuk arriti të bëjë diferencën: 22 pikë për Paul Georde, 15 për Leonard dhe po aq për Harden.
Në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan u mund edhe Minnesota. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes u dorëzuan përballë Dallas me rezultatin 115-108. Mavericks triumfuan falë dyshes Kyrie Irving dhe Luka Doncic, që shënuan së bashku 69 pikë: I pari 35 dhe slloveni 34. Për Minnesota nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Edwards në rolin e shënuesit më të mirë të mbrëmjes me 36 pikë, megjithatë kjo disfatë nuk i heq “Ujqërve” vendin e parë në Lindje, por presioni i Denver tashmë është më i madh.
Kampionët në fuqi të NBA fituan sërish, duke mundur Detroit me diferencën e thellë 131-114. Vetëm 4 pikë për Jokiç, që gjithsesi ndihmoi Naxhets me 16 asist.
Njeriu i suksesit për Denver ishte Jamal Murrey që shënoi 37 pikë në fitoren e 33-të për kampionët në fuqi të basketbollit amerikan në këtë sezon të rregullt të NBA.