E bujshme nga Franca, arrihet marrëveshja, Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit

E bujshme nga Franca, arrihet marrëveshja, Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca.

Gazetari i “Foot Mercato”, Santi Aouna, mëson ekskluzivisht, se ylli i PSG-së, Kilian Mbappe ka arritur më në fund akordin me Realin dhe do t’i bashkohet skuadrës madrilene sezonin e ardhshëm.

Telenovela në lidhje me të ardhmen e Mbappe ka nisur që prej gushtit të vitit 2017, teksa sipas gazetarit francez akordi është arritur në parim dhe gjithçka do të finalizohet sezonin e ardhshëm.

Bëhet me dije se marrëveshja paraprake për transferimin e Mbappe drejt Madridit është arritur ditët e fundit. /PS/

Share This