Konstituimi i Kuvendit: Haxhiu kryetare, Çitaku e Shala nënkryetarë

Konstituimi i Kuvendit: Haxhiu kryetare, Çitaku e Shala nënkryetarë

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është thirrur për të mërkurën, ndërsa Klan Kosova meson se nga Vetëvendosje pritet të rikandidohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.

PDK-ja pritet të propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare, ndërsa nga LDK-ja, Kujtim Shalën.

Ndërkohë, ende nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti që thotë se kjo çështje nuk është zgjidhur.

Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se presidenti duhet të zgjidhet para përfundimit të mandatit të ushtrueses së detyrës.

Në rend dite të seancës së së mërkurës është zgjedhja e kryesisë së legjislaturës së 11-të.

Share This