Roma dhe Atalanta ndajnë pikët në derbin italian
Roma dhe Atalanta kanë ndarë pikët në derbin e fundjavës në elitën e futbollit italian.
“Romakët” dhe Atalanta luajtën baras 1-1, të dielën në “Olimpico” të kryeqytetit italian.
Dueli mes këtyre dy skuadrave që synojnë të sigurojnë një vend që dërgon në zonën e Ligës së Kampionëve, ka dhuruar një sfidë interesante pavarësisht se u shënuan vetëm dy gola.
Skuadra mike më mirë e nisi lojën dhe vetëm pas tetë minutave ia doli të kalojë në epërsi përmes T. Koopmeiners.
Skuadra e Jose Mourinhos nuk vonoi shumë dhe me anë të Dybala-s (39’) nga penalltia barazoi shifrat në1-1.
Të dy skuadrat patën rastet e tyre edhe në pjesën e dytë të lojës, por gola më nuk kishte.
Pas këtij barazimi, Roma është e teta me 29 pikë, një me pak se Atalanta që është e gjashta.