Sonte nis faza e ligës në Champions, super ndeshje në xhiron e parë

Sonte nis faza e ligës në Champions, super ndeshje në xhiron e parë

Sezoni 2026/27 i Ligës së Kampionëve, saktësisht fazës së ligës, nis zyrtarisht sonte (e martë). Në fakt, ndeshjet e xhiros së parë të kësaj faze do të zhvillohen sot (e martë), nesër (e mërkurë) dhe pasnesër (e enjte).

Megjithatë, xhiroja e parë nis me dy ndeshjet e sonte: AEK Athina – LASK dhe Club Brugge – Aston Villa. Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 18:45 pasi katër duelet e tjera të së martës mbrëma do të nisin nga ora 21:00.

Borussia Dortmund – Villarreal, Porto – Manchester City, Lille – Real Betis dhe Real Madrid – Inter, janë përballjet e së martës mbrëma. Ndërkohë, nga gjashtë ndeshje të xhiros së parë do të luhen nesër dhe pasnesër, ku në total për këto tri ditë do të zhvillohen 18 përballje të Ligës së Kamionëve.

 

Share This