Babai i Kristian Shpendit zbret në fushë dhe godet portierin kundërshtar
Episod i pabesueshëm i ndodhur në fundin e Cesena-Olbia, ndeshje në Grupin B të Serisë C.
Në minutën e nëntëdhjetë, me fitoren e vendasve falë golit të Corazza-s, babai i sulmuesit shqiptar, Cristian Shpendit(Cesena) zbriti nga tribunat e stadiumit Manuzzi deri në fushë për të sulmuar portierin, Filippo Rinaldi. Dduke përfituar edhe nga fundi i tensionuar i ndeshjes, goditi me grusht në fytyrë Rinaldin.
Më pas u desh ndërhyrja e Riccardo Chiarello, mesfushori i Juventusit, si dhe anëtarve të tjerë të stolit vendas.
Sipas asaj që është mësuar, çmenduria e babait të Shpendit është motivuar nga një goditje që portieri Rinaldi i kishte dhënë djalit të tij gjatë ndeshjes, me sulmuesin të detyruar të largohej për shkak të një dëmtimi në vetull.
Përveç pasojave për personin në fjalë, Cesena tani rrezikon një gjobë dhe skualifikim të fushës.