Sherri banal përfundon me vrasje në Shkodër/ 25-vjeçari merr armën dhe qëllon babë e bir, humb jetën 24-vjeçari. I plagosur dhe autori

Sherri banal përfundon me vrasje në Shkodër/ 25-vjeçari merr armën dhe qëllon babë e bir, humb jetën 24-vjeçari. I plagosur dhe autori

Një konflikt i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona të plagosur.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri V. ka qëlluar me armë zjarri ndaj 63-vjeçarit Qamil L. dhe djalit të tij, 24-vjeçarit Ylber L.

Në vijim të konfliktit, babë e bir dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin A. V.

Të tre personat u dërguan për ndihmë mjekësore, por 24-vjeçari Ylber L. nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 25-vjeçarit Andri V. Gjithashtu, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin ligjor të saj.

Njoftimi i policisë
Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. /rtsh/

Share This