Vinicius Jr: Interi është i fortë, por ne kemi një plan për të fituar

Vinicius Jr: Interi është i fortë, por ne kemi një plan për të fituar

“Interi është një ekip shumë i fortë fizikisht dhe mbrohet me pesë lojtarë, gjë që shpesh na krijon vështirësi, por trajneri tashmë e ka planin e tij të lojës, ne do të përgatitemi mirë”, Vinicius Jr. është i sigurt, duke folur për kanalet zyrtare të Real Madridit në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit.

“Kemi edhe disa mungesa, gjë që i ndërlikon gjërat për ne. Por të gjithë lojtarët do të hyjnë në fushë me vendosmëri, do të japin gjithçka dhe ne po mbështetemi te tifozët”.

“Ata do të jenë pranë nesh në mënyrë që të mund të luajmë një ndeshje të shkëlqyer dhe të përqendrohemi në sezonin e Ligës së Kampionëve, i cili do të jetë i ndryshëm nga dy të fundit dhe të cilin do ta fitojmë”.

Share This