
10 ditëshi i fundit | Dëshmitë që shkundën Hagën për Thaçin dhe UÇK-në
James Rubin
Rëndësi po kaq të madhe ka edhe dëshmia e atij që doli i pari si dëshmitar i thirrur nga mbrojtja, para Gjykatës Speciale në Hagë.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, për tri ditë rresht dha dëshmi të fuqishme në mbrojtje të ish-presidentit kosovar, për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, procesin e Rambujesë dhe marrëdhëniet me komandantët kryesorë të luftës.
Rubin rrëzoi pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për ndërmarrje të përbashkët kriminale, ndërsa Thaçin e paraqiti si një përfaqësues politik në UÇK, pa kompetenca për të marrë vendime dhe pa autoritet mbi komandantët e zonave.
Ish-diplomati e përshkroi Thaçin si “fytyrën politike” të UÇK-së. As kontroll e as komandë efektive nuk kishte në ushtri, thoshte Rubin.
ShBA, sipas tij, e konsideronte Hashim Thaçin, udhëheqës të caktuar nga vetë shqiptarët.
Para trupit gjykues, Rubin ka pasur edhe kritika për këtë gjykatë, duke e quajtur të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të katërshes, të cilët, sipas tij, u dorëzuar vullnetarisht, raporton Klankosova.tv

Paul Williams
Dëshmia e dytë amerikane pro Thaçit në Hagë ishte ajo e këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999.
Paul Williams dëshmoi dy ditë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, për rolin e Thaçit, të UÇK-së dhe procesin në tërësi.
Njësoj sikur Rubin, edhe ai deklaroi se ish-kreu i UÇK-së s’kishte kompetenca dhe nuk mund të jepte pëlqimin për marrëveshje pa miratimin e komandantëve të zonave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Klankosova.tv
Juristi konfirmoi se Thaçi “kontrollohej fort nga jashtë” dhe se i njëjti u raportonte komandantëve gjatë kohës sa ai ishte në Rambuje.
Për Thaçin dhe të gjithë delegacionin e Kosovës në Rambuje, Williams u shpreh qartë se pavarësia ishte e domosdoshme.

John Duncan
Në fund të shtatorit 2025, para Gjykatës Speciale ka dëshmuar edhe një ish-diplomat.
Dëshmitari i tretë, britaniku John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, e tha atë që u dëgjua disa herë edhe nga dëshmitarët paraprakë: Thaçi nuk kishte autoritet të plotë ushtarak mbi UÇK-në dhe roli i tij ishte kryesisht politik. raporton Klankosova.tv

Duncan, që në fund të viteve ’90, ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, tha se UÇK nuk kishte një hierarki nga lartë-poshtë dhe se fuqinë reale e kishin komandantët e zonave.
Christopher Hill
Në gjykatore, në mesin e dëshmitarëve ishte edhe Christopher Hill. Diplomati i pensionuar amerikan, ishte në të njëjtën linjë, se Thaçi nuk ishte figurë që merrte vendime dhe se UÇK-ja s’kishte hierarki të mirëfilltë.
Nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë, sipas tij, hodhi poshtë pretendimin e Millosheviqit se shqiptarët nuk mund të bëheshin bashkë e të pajtoheshin për ndonjë gjë, raporton Klankosova.tv
Hill në dëshminë e tij deklaroi se Thaçi nuk ishte përgjegjës në UÇK, duke theksuar se nuk kishte informacione se ai kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme.

Edhe Michael Durkee e James Covey ishin në mesin e shtatë dëshmitarëve të Mbrojtjes
Durkee, këshilltari i Clark, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, po në nëntor 2025, kishte thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ka pasur autoritetet dhe kompetencën për ta ndaluar dhunën në vitin 1999 dhe se ai kishte vetëm rol politik.
Para trupit gjykues, ai pati deklaruar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të konsoliduar të komandës dhe se komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme.
Nga ulësja e njëjtë ka dëshmuar edhe Covey.
Ish-zëvendësuesi i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, ka deklaruar në Hagë se Hashim Thaçi është njohur vetëm si drejtues politik. Në deklaratën e tij, ai thoshte UNMIK-u nuk e ka trajtuar atë si komandant të Përgjithshëm të UÇK-së, raporton Klankosova.tv

Këta dëshmitarë ndërkombëtarë kishte tentuar t’i diskretitojë vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar, në periudhën e fjalëve përfundimtare, në shkurt të këtij viti.
Por, Prokuroria u gjunjëzua nga mbrojtja e Hashim Thaçit, konkretisht nga avokati Pierre Prosper!
Tashmë gjithçka është përmbyllur.
Para datës së madhe, rrugët e Kosovës do të pushtohen në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në ora 14:00.

