Liverpooli ‘rrëzon’ Arsenalin në ‘Emiratës’

Liverpooli ‘rrëzon’ Arsenalin në ‘Emiratës’

Liverpool e ka mposhtur Arsenalin, me rezultat 0-2, të dielën në “Emiratës” duke siguruar kualifikimin në rundin tjetër të FA Kupës, gare kjo e dyta për nga rëndësia në Angli.

Sikurse në çdo përballje, edhe dueli i sontem mes këtyre dy skuadrave të mëdha angleze, ka prodhuar lojë interesante, edhe pse u shënua vetëm një gol.

“Topçinjtë” e dominuan lojën, e kërkuan më shumë fitore, megjithatë, ishin të besuarit e Jurgen Klopp që dy herë e dërguan topin në rrjetë.

Fillimisht Kiwior (80’) shënoi autogol duke zhbllokuar ndeshjen, derisa Diaz (90+5’), dyfishoi avantazhin e “The Reds” që kalojnë në rrethin tjetër të kësaj FA Kupës.

 

Share This