Torino e Vojvodës ‘shkel’ Napolin e Rrahmanit
Torino është treguar “arrë” e fortë në duel me Napolin.
Torinezët skuadër në të cilën luan edhe mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda, por që këtë sfidë e përcolli nga bankina, ka triumfuar në duel me Napolin e Amir Rrahmanit, me rezultat 3-0, të dielën në kuadër të Serie A.
Kampionët në fuqi të Italisë, assesi nuk po ia dalin të gjejnë formën e mirë duke bërë edhe një hap fals në garën për të mbrojtur titullin e kampionit.
Sanabria (43’), Vlasic (52’) dhe Bunglorno (66’), u përkujdesën për fitoren e Torinos, e cila tani ka 27 pikë në vendin e dhjetë, një më pak se Napoli që renditet e teta.
Ndërkohë, fitores në këtë fundjave në elitën e futbollit italian, i është gëzuar edhe Lazio që në udhëtim mundi Udinesen, me rezultat 1-2.
Pellegrini (12’) dhe Vecino (76’), shënuan nga një gol për fitoren e “lacialëve’, kurse, golin e vetëm për nikoqirët e realizoi Walac (59’).
Pas kësaj fitore, Lazio është e nënta me 28 pikë, derisa Udinese është e 16-ta me 18 sosh.