Tri klube angleze pas mesfushorit, Chelsea kërkon 70 milionë euro
Drejtuesit e Tottenhamit vazhdojnë të insistojnë për Conor Gallagher, por Chelsea kërkon 70 mln euro për ta lënë të lirë mesfushorin anglez.
23-vjeçari, i cili ka dalë nga akademia e Chelseat, nuk e sheh me sy të mirë një lëvizje në merkaton dimërore. Dëshira e tij është të qëndrojë tek ekipi i zemrës.
Me synimin për të përfituar sa më shumë minuta, në mënyrë që të marrë një ftesë nga kombëtarja angleze në Euro 2024.
Për Gallagher interesohen edhe Newcastle dhe West Ham në Premier League.
Ndërkohë, “Blutë e Londrës” janë gati ta lënë të lirë nëse ofrohen 70 milionë euro për kartonin e tij.