30 gola me Granadën, Uzuni rekordmen në Spanjë
Myrto Uzuni është shënuesi më i mirë i Granadës në këtë edicion, teksa e nisi sezonin me këmbën e mbarë.
Duke realizuar golin e parë të fitores me Cadiz. Beratasi konfirmohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Grandaës, që shpresat e mbijetesës i ka varur tek sulmuesi kuqezi.
Goli ndaj Cadiz ishte i 30-ti për Uzunin me fanellën e ekipit spanjoll duke u bërë lojtari i tetë në shekullin e 21-të që arrin këtë kuotë golash me Nazaries.
Por në anën tjetër është lojtari i dytë që e ka arritur këtë shifër me më pak ndeshje.
Uzuni ka shënuar 30 gola në 73 ndeshje, ndërkohë që Alexandre Geijo Pazos e ka arritur të njëjtën kuotë në 60 takime.
28-vjeçarii është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të El Arabit, për numrin e golave të shënuar në shtëpi.
El Arabi ka realizuar 24 gola, në “Nuevo Los Carmenes”, ndërkohë që Uzuni e ka gjetur rrjetën para publikut të tij në 23 raste.
Rekord ky që me shumë gjasa do të thyehet shpejt nga Uzuni, i cili po kalon një formë shumë të mirë.