Gjendet pa shenja jete një person në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një person në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 20:00 në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.

Policia po punon në sqarimin e rrethanave të rastit.

Share This