Martinez pas fitores ndaj Verona-s: Jemi rritur shumë

Martinez pas fitores ndaj Verona-s: Jemi rritur shumë

Ylli i Interit, Lautaro Martinez, është shprehur i lumtur që është rikthyer me gol tek skuadra “Nerazurre”.

Interi mundi Verona-n (2-1), duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.

“Luajtëm mirë dhe jam i lumtur me fitoren”, ka thënë argjentinasi.

Kampioni i botës me Argjentinën, thotë se viti 2023, për të dhe familjen e tij, ka qenë një vit fantastik. Martinez mendon se Interi është rritur shumë.

“Për mua dhe familjen time ishte një vit fantastik. Jemi rritur shumë”, tha ai.

Ai thotë se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja me Interin për rinovimin e kontratës së re.

Rinovim? Ka edhe pak kohë për të vazhduar me Interi. Janë në pyetje çështje detajesh. Jemi në rrugën e duhur”, ka përfunduar Martinez.

Share This