
Në Drenas filloi “Ora e Pritjes”, ora e lirisë për çlirimtarët
Me rastin e fillimit të numërimit mbrapa të “Orës së Pritjes”, në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “Ora e lirisë” për çlirimtarët, është peshë e pamatshme mbi shpirtin atdhetar.
Deklarata e Lladrovcit në rrjetin social:
Në ora 20:00, në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, filloi “Ora e Pritjes”, ora e lirisë për çlirimtarët.
Krah shtatores së Fehës dhe Xhevës, “Ora e Pritjes” do të shënoj rrjedhën mbrapa të sekondave, minutave, orëve dhe ditëve, deri te vendimi lirues për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin dhe Rexhën.
Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, e kurorëzuan përpjekjen tonë shekullore për liri, bashkë me NATO- dhe Amerikën, andaj, sot e përgjithmonë, historia nuk rishkruhet.
Liri për çlirimtarët!

