Ronaldo shënoi dy gola, por u largua nga fusha i lënduar
Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot pasi është lënduar! Ylli i Al-Nassr është lënduar pasi që shënoi dy gola për skuadrën saudite për ta fituar Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe kundër Al-Hilal.
Cristiano Ronaldo u largua nga fusha me barelë pas dy golave të shënuar për Al-Nassr të cilët mposhtën Al-Hilal për ta fituar Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe.
Ronaldo shënoi golin e barazimit për Al-Nassr kundër Al Hilal të shtunën.
Portugezi më vonë shënoi edhe një gol në kohën e rregullt por që ishte në pozitë jashtë loje derisa ndeshja shkoi me shtesa.
Ikona e Real Madridit mandej shënoi golin e fitores në shtesa por që u detyrua të largohet nga fusha shkaku i një lëndimi pesë minuta pa përfunduar ndeshja.
Ronaldo është golashënuesi më i mirë i kësaj gare, me gjashtë gola të shënuar, duke siguruar kështu trofeun e tij të parë me klubin e ri prej që ju bashkua atij në janar, shkruan Express.
Skuadra e Arabisë Saudite është duke pritur me ankth shkallën e lëndimit të futbollistit dhe kohëzgjatjen së sa do të mungojë ai.