Aksident me fatalitet në Prishtinë – U godit nga vetura, vdes këmbësori

Aksident me fatalitet në Prishtinë – U godit nga vetura, vdes këmbësori

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhu pasditen e sotme në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën.

Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘’Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK’’, ka njoftuar Ahmeti për Express.

Share This