Reagon Muriqi: Si mund të mos të dua Spanjë?
Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi ka reaguar pas lajmit të dhënë nga Besnik Bislimi, se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, i është gëzuar lajmit se kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm edhe në shtetin iberik.
Si mund të mos të dua Spanjë?”, ka shkruar Muriqi në gjuhën spanjolle.