Albion Rrahmani rikthehet me gol

Albion Rrahmani rikthehet me gol

Sulmuesi kosovar i Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani është rikthyer në fushën e blertë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, është rikthyer me gol pas periudhë të gjatë që ishte jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Ish-futbollisti i Ballkanit, ka realizuar gol për Rapidin në miqësoren kundër skuadrës turke, Sakaryasporit, skuadër ku luan Odise Roshi.

Në radhët e Rapidit titullar ishin edhe dyshja kosovare Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi.

Share This