
Haradinaj pas protestës së kryetarëve të komunave: Boll është boll
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së kryetarëve të komunave para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se komunat janë detyruar të protestojnë për të kërkuar respektimin e të drejtave dhe kompetencave që u takojnë me ligj.
“Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave dhe komunave të dalin në rrugë. Boll është boll”, ka shkruar Haradinaj.
Reagimi i tij vjen pas protestës së kryetarëve të komunave, të cilët kanë shprehur pakënaqësi lidhur me çështje që prekin funksionimin dhe kompetencat e pushtetit lokal.

