Ancelotti: Për ne Belligham është futbollisti më i mirë në botë!

Ancelotti: Për ne Belligham është futbollisti më i mirë në botë!

Për Carlo Ancelotti, Jude Bellingham është futbollisti më i mirë në botë.

Në konferencën e dhënë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Arandina, trajneri i Real Madrid-it iu përgjigj një pyetjeje konkrete për yllin anglez, autor i 17 golave ​​dhe 5 asistimeve në 22 ndeshje deri më tani.

Ancelotti nuk i kurseu lavdet, ndërsa theksoi se për të Bellingham është futbollisti më i mirë në botë.

“Ai po bën shumë mirë. Ai bëri mirë në gjysmën e parë të sezonit. Duke ditur që duhej të përshtatej me klubin tonë, me një kulturë të re dhe një gjuhë të re, ai bëri shumë mirë. Për ne ai është padyshim futbollisti më i mirë”, deklaroi trajneri italian.

Share This