Largimi i Kane, shiriti i kapitenit te Tottenham i besohet një tjetër sulmuesi

Largimi i Kane, shiriti i kapitenit te Tottenham i besohet një tjetër sulmuesi

Pas largimit të Harry Kane nga Tottenham te Bayern Munich, çështja kryesore e diskutimeve te “Spurs” ishte pasuesi i shiritit të kapitenit.

Vetë klubi anglez ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se kapiteni i ri i skuadrës së tyre do të jetë sulmuesi Heung-min Son.

Koreano-jugorit i është besuar të jetë lideri i ekipit pas largimit të Kane.

Ky lajm vjen një ditë përpara ndeshjes së parë të Tottenham për edicionin 2023-2024 të Premier League, ku përballë do të ketë Brentford.

Share This