Mot me diell dhe temperatura deri në 33 gradë

Mot me diell dhe temperatura deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e sotme në vendin tonë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara, e në disa zona vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.

Ndërkohë, IHMK vlerëson se kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore gjatë kësaj jave.

Temperaturat e larta gjatë ditës pritet të favorizojnë pjekjen e kulturave, ndërsa moti kryesisht i thatë mund të rrisë humbjen e lagështisë nga toka dhe nevojën për ujitje.

IHMK ka bërë të ditur se reshjet lokale të mundshme gjatë së martës dhe së mërkurës, të shoqëruara me bubullima, mund të përmirësojnë përkohësisht gjendjen hidrike të tokës.

Megjithatë, në zona të caktuara ato mund të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e sëmundjeve te kulturat bujqësore.

Share This