Moti nesër, në disa zona pritet të ketë reshje shiu

Moti nesër, në disa zona pritet të ketë reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi gjatë ditës së ardhshme do të karakterizohet kryesisht nga moti me diell, ndërsa herë pas here pritet të ketë edhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit të IHMK-së, në disa zona të Kosovës vranësirat mund të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.

Në përgjithësi, dita pritet të jetë e ngrohtë dhe kryesisht me intervale me diell, me mundësi për reshje lokale në zona të caktuara.

Share This