Varane rikthehet në Spanjë, në garë futët rivali i Real Madridit
Mbrojtësi francez i Manchester Unitedit, Raphael Varane raportohet se mund të rikthehet në Spanjë.
Varane nuk po kalon periudhë të mirë tek “Djajtë e Kuq” dhe ardhmja e tij, duket se do të jetë larg ‘Old Traffordit’.
Sipas mediave britanike, lojtari është i lidhur me rikthimin në La Ligë, por jo të ish-klubi i tij, Real Madrid.
Barcelona është opsion i mundshëm i reprezentuesit të Francës.
Katalonasve thuhet se mund t’i ofrohet një marrëveshje e madhe me kosto të ulët për të nënshkruar me mbrojtësin francez.
Varane verën e kaluar iu bashkua Man Unitedit, por francezi shumë shpejtë mund të bëhet me klub të ri.
Man United mësohet se është gati ta lërë të lirë mbrojtësin francez për çmimin 20 milionë euro, dhe siç raportohet tashmë në negociata është futur Barcelona.