S’gabon Interi, mposht Verona-n
Interi ka vazhduar me formën e mirë këtë sezon të garave në Serie A.
Skuadra “Nerazurre” e ka mposhtur Verona-n, me rezultat 2-1, duke arkëtuar edhe tri pikë të reja në garën për titull të kampionit në Itali.
Martinez (13’) dhe Frattesi (90+3’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Simeone Inzaghit, kurse, golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Henry (74’).
Pas kësaj fitore, Interi forcon kreun e tabelës me 43 pikë, nëntë më shumë se ndjekësi Milan, kurse, Verona është e 18-ta me vetëm 14 pikë të tubuara.