
Aktakuzë kundër 30-vjeçarit që e rrahu për vdekje nënën e tij në Dragash dhe më pas e mbuloi me batanije
Prorkuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër F.B., për vrasje të rëndë në janar të këtij viti në Restelicë të Dragashit.
Sipas aktakuzës, “më 20 janar 2026, në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, pas një fjalosjeje me nënën e tij, T.B., i pandehuri F.B., e ka sulmuar fizikisht atë, duke e goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit”.
Si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara, Prokuroria thotë se “viktima ka pësuar shok traumatik dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.
Prokuroria e Prizrenit tha se “nga ekzaminimi psikiatrik dhe psikologjik hospitalor në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, ka rezultuar se në momentin e kryerjes së veprës penale, aftësia e të kuptuarit dhe kontrollës së veprimeve të të pandehurit ka qenë e zvogëluar në shkallë jo esenciale”.

