Arrihet marrëveshja, Filippo Terracciano është i Milanit

Arrihet marrëveshja, Filippo Terracciano është i Milanit

Filippo Terracciano do të vesh fanellën e gjigantit italian, AC Milan.

Sipas mediave italiane, Milan ka arritur marrëveshje me Hellas Verona-n për transferimin e Terracciano në “San Siro”.

Trajneri i “Rossonerëve” Stefano Pioli prej kohësh e kërkon futbollistin e Verona-s, dhe tashmë Terracciano do të jetë në dispozicion të strategut italian.

“Është arritur akordi mes Milan dhe Hellas Verona. Filippo Terracciano do të jetë lojtari më i ri i ‘Rossonerëve’”, shkruajnë mediat italiane.

Marrëveshja thuhet se është arritur për çmimin 4.5 milionë euro plus bonuset.

Share This