
Kurti e Abdixhiku përfundojnë takimin: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish sonte për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Takimi, i cili zgjati më shumë se dy orë, u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Pas përfundimit të takimit, Kurti u prononcua shkurt para gazetarëve, duke thënë: “Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme edhe për ju”, raporton rtk.
Ky ishte takimi i dytë mes Kurtit dhe Abdixhikut brenda kësaj jave, pas atij të së mërkurës, ku liderët e dy partive u përpoqën të gjenin një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, me synim tejkalimin e krizës institucionale.
Pas takimit të së mërkurës, të dy liderët kishin deklaruar se për herë të parë kishin diskutuar për “emra konkretë” për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por pa bërë publikë emrat e diskutuar

