Agjenti i Spinazzola-s: S’ka asnjë shans për rinovim me Romën

Agjenti i Spinazzola-s: S’ka asnjë shans për rinovim me Romën

Agjenti i futbollistit Leonardo Spinazzolas, Davide Lippi thotë se klienti i tij do të largohet nga Roma këtë vit.

Mbrojtësi italian në muajin qershor mbyll kontratën me “romakët”, dhe sipas agjentit të tij, e ardhmja e Spinazzolas do të jetë larg kryeqytetit të Italisë.

“Nuk ka asnjë shans për rinovim”, ka thënë agjenti Lippi, i cili nuk e përjashton mundësinë që lojtari të largohet nga Roma qysh në afatin kalimtar të këtij muaji.

“Të shohim se si do të zhvillohet merkato e janarit”, ka theksuar agjenti i Spinazzola-s.

Mbrojtësi italian thuhet se po tërheq interesimin nga disa klube turke, por edhe klubet nga Arabia Saudite janë duke e monitoruar situatën e Spinazzolas.

Share This