Në mungesë të Jackson hapësirë më e madhe për Brojën te Chelsea
Armando Broja mund të jetë i rëndësishëm për Chelsean në mungesë të Nicolas Jackson, ka thënë të premten trajneri, Mauricio Pochettino.
Jackson tash është me skuadrën e Senegalit në Kupën e Kombeve të Afrikës. Kampionati i vendeve afrikane do të mbahet në Bregun e Fildishtë nga 13 janari deri më 11 shkurt.
Trajneri argjentinas është përballur me një sërë problemesh nga lëndimet dhe sulmuesi francez Christopher Nkunku ende nuk është plotësisht i aftë.
“Armando ka mundësinë të përfshihet më shumë pasi ai është një nga sulmuesit tanë kryesorë. Është një mundësi për të për të luajtur”, u ka thënë Pochettino gazetarëve.
Në tabelën e Premier League të kryesuar nga Liverpool, Chelsea gjendet në vendin e dhjetë.