Kosova U18 sfidon Zvicrën

Kosova U18 sfidon Zvicrën

Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës dje kanë udhëtuar për në Shkup.

Në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, Kombëtarja jonë do të zhvillojë kualifikimet për Kampionatin Evropian të këtij viti.

Kosova është në Grupin B së bashku me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën e Sllovakinë.

Ndeshja e parë e Kosovës U18 luhet sot ndaj Zvicrës në palestrën “Avtokomanda”.

Ndërkaq, të shtunën prej orës 12:00 vjen ndeshja me Sllovakinë, derisa të dielën prej orës 15:00, Kosova përballet me Maqedoninë e Veriut.

Dy të parat në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa dy Kombëtaret tjera do të luajnë në Divizionin B.

Kualifikimet janë përvojë shumë e mirë për këtë gjeneratë që tashmë ka pasur shumë grumbullime e po ashtu ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Share This