Top-klubet italiane e duan Conte-n
Trajneri italian Antonio Conte raportohet se shumë shpejtë do t’i kthehet punës.
Conte është i papunë që nga koha kur u largua nga klubi anglez, Tottenham.
E ardhmja e strategut italian, duket se do të jetë Italia.
Sipas mediave italiane, Milani, Napoli dhe Roma janë klubet që e duan Conte.
Presidenti i ‘napolitanëve’, De Laurentiis e pëlqen shumë teknikun italian dhe e kërkoi që pas shkarkimit të Rudi Garcias në nëntor, por më pas në krye të Napolit erdhi Mazzarri. Është e sigurt që presidenti i kampionëve në fuqi të Italisë do të tentojë sërish në verë, por konkurrenca do të jetë e madhe.
Ndërkohë, edhe Zlatan Ibrahimovic, që tashmë ka një rol drejtuesi te Milani, kërkon që Conte të marrë drejtimin e kuqezinjve.
Por, siç raportohet, edhe Roma mbetet një alternativë për teknikun, por më parë drejtuesit e klubit verdhekuq duhet të vendosin për të ardhmen e Jose Mourinho, të cilit i skadon kontrata këtë verë.