Leipzig thyen Bayernin, fiton Superkupën e Gjermanisë

Leipzig thyen Bayernin, fiton Superkupën e Gjermanisë

Leipzig e ka fituar Superkupën e Gjermanisë, duke e deklasuar Bayern Munich, me rezultat 0-3, sonte në një superndeshje.

Leipzig ka bërë paraqitje mjaft të mirë në duel me kampionët në fuqi të Gjermanisë, duke e nisur sezonin e ri me trofe.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim spanjolli Olmo, i cili shënoi het-trick në minutën e 3-të, 44-të dhe 68-të.

Në radhët e “Bavarezëve” sonte ka debutuar edhe Harry Kane, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të.

 

Share This