Qëlloi të dashurën në ditën e Shën Valentinit, lirohet nga burgu ish-kampioni paraolimpik
Ish-kampioni paraolimpik i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius është liruar pas nëntë vitesh burg.
37-vjeçari ishte dënuar në shkurtin e vitit 2013 pasi në ditën e Shën Valentin vrau të dashurën e tij, Reeva Steenkamp.
Pistorius ishte dënuar me 13 vite burg, por ka mundur të sigurojë masën e lirimit me kusht. Sipas ligjeve në Afrikën e Jugut, ata që kryejnë më shumë se gjysmën e dënimit në burg, mund të përfitojnë lirinë me kusht.
Komisioni në fuqi që shqyrton kërkesat për lirimin me kusht, vendosi që Pistorius në këtë fazë është gati për t’u riintegruar në shoqëri.
Ngjarja që ndodhi në vitin 2013 erdhi si pasojë e një surprize që e dashura organizoi për Pistorius në ditën e Shën Valentinit. Ajo u fut në shtëpinë e ish-atletit për ta surprizuar ndërkohë që ai ishte në gjumë.
Në momentin që Pistorius dëgjoi zhurma, mori një armë dhe qëlloi pa e parë se kush ishte personi që ishte futur në shtëpinë e tij.
Modelja mori një goditje në kokë dhe krah duke humbur jetën në moment.