Zyrtare: Benfica firmos me supertalentin brazilian
Klubi portugez Benfica ka prezantuar brazilianin Marcos Leonardo.
Braziliani i është bashkuar skuadrës portugeze nga Santosi. Leonardo, i cili kërkohej edhe nga disa klube tjera evropiane, me Benfican ka firmosur kontratën deri në verën e vitit 2029.
Klubi portugez përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar transferimin e 20-vjeçarit.
“Marcos Leonardo, 20 vjeç, është blerja më e fundit e Benficas. Sulmuesi brazilian vjen nga Santos dhe ka firmosur një kontratë për 5 vite e gjysmë me klubin. Ai do të veshë fanellën me numrin 36”, thuhet në njoftimin e Benficas.
Sulmuesi konsiderohet si një nga talentet e futbollit brazilian, në 100 ndeshje të luajtura me Santosin, ai ka arritur të shënojë 35 gola.