
Thirrja e SHBA’së, Ramadani: Do të duhej të ishte vetëdijesuese për VV’në, e ka blloku Kuvendin
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, gjatë një konference për media, ka folur për situatën politike në vend, duke kritikuar Vetëvendosjen, se deputetët e kësaj partie po shkelin betimin e deputetit.
Ramadani ka thënë se ka ‘’angazhim për shkelje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë’’, përcjell Express.
‘’Populli voton deputetët për t’i përfaqësuar, dhe këta nuk po e përfaqësojnë popullin duke ikur nga salla e Kuvendit, e hiç se hiç përfaqësim me dinjitet. Ndërsa angazhimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, është i kundërt, pra ka angazhim për shkelje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në Kosovë. Qe dy javë nga data 6 për çdo ditë ka shkelje të betimit të deputetit nga ana e VV’së.
Ramadani, është pyetur edhe për thirrjet e SHBA’së dhe BE’së drejtuar partive për formimin e institucioneve, duke thënë se këto thirrje do të duhej të ishin vetëdijesuese për VV’në
‘’Thirrja e SHBA dhe BE’së nuk është shqetësuese, përkundrazi është ndihmuese, apo vetëdijesuese do të duhej të jetë për partinë që e ka blloku Kuvendin dhe institucionet e Kosovës. Është krejtësisht e qartë se racionaliteti politik, do të nënkuptonte konstituim të Kuvendit, themelim të qeverisë e pastaj zhvillime të tjera për presidentin. Është e dukshme që njerëzit që e shkelin betimin e deputetit nuk kanë racionalistet, pra politikan racional’’, ka thënë ai.

