
Sonte superpërballja Drita – Inter Club d`Escaldes
Drita është vetëm dy ndeshje larg një tjetër suksesi të madh në arenën evropiane. Kampionia e Kosovës e pret Inter Club d`Escaldes të Andorrës në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të UEFA Conference League, me synimin për të hedhur hapin e parë drejt fazës së ligës.
Gjilanasit hyjnë në këtë përballje me moral të lartë pas një paraqitjeje bindëse në raundin e kaluar. Drita eliminoi Tre Fiori-n e San Marinos me rezultat të përgjithshëm 9-1, duke fituar 4-1 në udhëtim dhe 5-0 në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.
Tashmë skuadrën kosovare e ndajnë vetëm 180 minuta nga faza e ligës së garës evropiane.
Përkrahja nuk pritet të mungojë as nga tribunat, me tifozët “Intelektualët” që janë mobilizuar për sfidën në Prishtinë.
Drita – Inter Escaldes zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00, ndërsa ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 27 gusht në Andorrë.

