
Rritet sërish çmimi i naftës
Çmimi maksimal i naftës në Kosovë ka shënuar sërish rritje. Sipas çmimeve të publikuara këtë të enjte nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë mund të shitet deri në 1.78 euro, një cent më shumë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.49 euro për litër, ndërsa ai i gazit 0.62 euro për litër, pa ndryshime nga e mërkura.
Rritja e çmimit në tregun vendor vjen në kohën kur edhe nafta në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rritje. Referenca Brent ka kaluar pragun prej 90 dollarësh për fuçi, duke arritur në mbi 91 dollarë.
Çmimet e naftës kishin shënuar rënie pas armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, por zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe mbyllja e sërishme e Ngushticës së Hormuzit kanë ndikuar në rikthimin e trendit rritës.

