Roma fiton miqësoren ndaj Partizanit, spektakël në ‘Air Albania’
Partizani ka humbur përballë Romës në një ndeshje e cila mbarti shumë emocione përgjatë 90 minutave.
Një përballje që u transmetua ekskluzivisht nga RTSH, që pati gola, raste për shënim, por edhe detaje të tjera brenda dhe jashtë fushës së lojës, të cilat e bënë atë një sfidë spektakolare.
Djemtë e Mourinhos arritën të shënojnë dy gola në pjesën e parë në minutën e 12 dhe të 26 me anë të El Shaarawy, i cili falë një lakim të topit nga sipër, arriti të gjejë rrugën e rrjetës duke mposhtur portierin, Alban Hoxha, si dhe të Belotit, i cili në minutën e 26 dyfishoi rezultatin, falë një kombinimi të shpejtë të italianëve që kapën në befasi mbrojtjen e Partizanit.
Me shifrat 2- 0 u mbyll pjesa e parë e cila u dominua nga italianët. Ekipi Partizanit e zhvilloi lojën kryesisht në mesfushë, pa arritur të krijoj ndonjë rast të pastër shënimi.
Pjesa e dytë ishte në kontrast me pjesën e parë për Partizanin. Ekipi filloi të lëvizë më shumë në mesfushë, duke krijuar edhe raste të pastra si ai i Grezdës.
Do të ishte minuta e 84 ajo që do të ngushtonte rezultatin. Tedi Cara arriti të marrë një 11 metërsh, të cilin më pas e ktheu në gol.